TIRANE - Përballja PD-PS tashmë është përqendruar në një front tjetër, atë të bizneseve të rrugës. Pas takimeve të kreut të opozitës, Edi Rama, sot Zv. Ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo ka vijuar bashkëbisedimet në njësinë bashkiake numër 2, me bizneset e Rrugës "Pjetër Budi".
Numri dy i dikasterit të Ekonomisë në vend ka ngritur lartë modelin qeverisës të PD-së, e cila me të ardhur në pushtet në 2005-ën, sipas tij, e ka zbatuar atë duke ulur taksat, luftuar evazionin dhe klientelizmin e duke mbështetur kështu biznesin e madh dhe të vogël. Por, Bozdo nuk ka lënë pa kritikuar modelin e Ramës, i cili shprehet se është i kundërt me atë të PD-së.
"Kundrejt këtij modeli të suksesshëm ka qenë modeli i mbjellë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës të asaj kohe zoti Rama, i cili trefishoi taksat, trefishoi tarifat, nxiti evazionin fiskal, nxiti klientelizmin", - deklaroi Bozdo.
Ai shtoi se për të fituar një tender të Bashkisë së Tiranës në kohën që këtë institucion e drejtonte Rama duhej të ishe patjetër në rrethin e miqve të tij.
Zv. Ministri i Ekonomisë, i shoqëruar edhe nga drejtues të pushtetit vendor dhe qendror, i premtoi bizneset se ata do të mbështeten edhe në mandatin e ardhshëm të qeverisjes së Partisë Demokratike 2013-2017. Po ashtu, Bozdo ka thënë se janë të papranueshme veprimet e Ramës që kërcënon e terrorizon biznesin dhe investitorët sikurse bënte gjatë kohës sa udhëhiqte Bashkinë e Tiranës.
(ig/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com