Bozdo: Në 4 vite Basha ndërtoi më
shumë çerdhe e kopshte se Rama

Bozdo: Në 4 vite Basha ndërtoi më<br />shumë çerdhe e kopshte se Rama
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të bashkisë Erion Veliaj i cili denoncoi gjendjen e rënduar në të cilën ndodhen çerdhet e Tiranës. Sipas Bozdos financimin për çerdhen numër 54 që të cilën e vizitoi Veliaj, e ka bllokuar prej tre muajsh nga qeveria “Rama”. 

Ndërsa nga ana tjetër theksoi se, gjatë mandatit të Bashës në krye të bashkisë janë nderuar aq çerdhe dhe kopshte sa Rama nuk i ndërtoi në 11 vite.
 
Reagimi i Bozdos:
 
Veliaj bëri sot një ekskursion mediatik tek Çerdhja nr 54 në Tiranë. U habit dhe u trishtua pa masë kur "zbuloi" gjendjen e mjerueshme të kësaj çerdheje.
Por "harroi" si gjithmonë të tregonte të vërtetën mbrapa kësaj historie " deja vue" në Tiranë, në dy vitet e fundit:
"Harroi" të thoshte se projekti i kësaj çerdheje dhe financimi i tij janë gati prej 3 muajsh;
"Harroi" të kërkonte ndjesë për bllokimin dy vjeçar që Kryebashkiaku i vërtetë i Tiranës, Edi Rama, i bëri buxhetit dhe për rrjedhojë financimit të kësaj çerdheje dhe shumë të tjerave;
"Harroi" të përmendte faktin se në 4 vitet e fundit, në Tiranë janë ndërtuar çerdhe dhe kopshte më shumë se ne 11 vitet e Edi Ramës.
"Harroi" shumë fakte Veliaj sot, por një gjë nuk harroi: të gënjente përsëri opinionin publik!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin