Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, ky ishte takimi i parë prezantues mes ambasadores Walt dhe kryeministrit Rama. Gjatë bisedës, fokusi ishte te programi i bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht te përparimi i bërë në forcimin e arsimit profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në vend.

“Ambasadorja Walt zhvilloi takimin e parë të prezantimit me Kryeministrin Edi Rama. Diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.