Bozdo: Nëse PD-LSI do dilnin me listë të përbashkët do humbiste identiteti politik të partive! Do luftojmë me dorë të hekurt korrupsionin

Ish deputeti i PD-së, Enno Bozdo e ka cilësuar koalicionin paszgjedhor të firmosur sot mes Bashës dhe LSI si objektiv për të marrë fitoren. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Bozdo tha se ai nuk donte që partitë të garonin me lista të përbashkëta pasi do të humbte identiteti i partive.

“Një listë e përbashkët do të sillte humbjen e identitetit politik të dy partive. Këtë unë nuk e doja. Në fund të ditës që Rama kërkonte të provokonte ishte pikërisht kjo që partitë politike të hynin në një kazanë madh opozitar që në fund të humbte identiteti i tyre”, tha Bozdo

Duke folur për mënyrën se si PD do të zhvillonte ekonominë dhe do të ndalonte korrupsionin, Bozdo u fokusua tek cilësia e karburantit. Sipas tij cilësia e keqe e karburantit vjen si pasojë e korrupsionit që ndodh këtu tek ne, ku kompanitë në bashkëpunim me institucionet që duhet t’i kontrollojnë këto kompani private ndajnë fitimin dhe bëjnë manovra të tilla që dëmtojnë cilësinë e karburantit.  Për këtë fajin Bozdo e shikon tek korrupsion dhe shprehet se kur PD të vij në pushtet do të kryer kontrolle me dore të hekurt për të shmangut këtë gjë.

“Cilësia e karburantit prek qytetarët  është problem i të gjithave qeverive, duke filluar që nga qeveria jonë e mëparshme. Këtë gjë PD do e zgjidh me dore të hekurt me kontroll dhe me riformatim e agjencive që duhet ta kontrollojnë këto kompani. Kjo lejohet se dikush nga grotistët e naftës do të vjedh dhe ndan fitimin me institucionet e shtetit që duhet ta kontrollojnë. Përzierja e naftës ndodh këtu tek ne, nuk vjen që nga jashtë, pra korrupsionin e kemi këtu brenda nesh.  Privati bën korrupsion nëse shteti nuk e balancon, pra kjo tregon se fitimet ndahen, kjo gjë duhet të marrë fund”, tha Bozdo.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lomi: 02/03/2021 07:02

    Ju do luftoni korrupsionin? hahahhahaha hahahhahaa hahahhhahha

    Përgjigju
  • Mesues 24 karat: 02/03/2021 05:52

    Kam qe mbreme qe po mendoj se si do ta luftojne me dore te hekurt korrupsionin, nderkohe qe dy kryetaret e PD dhe LSI jane personat qe zyrtarisht kane skandalet me te medhaja korruptive. Kush mund ta zgjidhe kete ushtrim?

    Përgjigju
  • Lavdosh: 02/03/2021 01:06

    po ky birbo ishte koka e korrupsionit si zv minister! A mund te me thoje ndonjeri se cilesia dhe zbatimi i rregullave ishte me mire ne kohen e Ennos me dy n

    Përgjigju
  • Dori: 02/03/2021 01:03

    Ti do luftosh korrupsionin e malokve o koke---qe...

    Përgjigju
  • Deni: 01/03/2021 22:30

    U bu bu,kush po flet.Ky palluqja nuk i hyn ne pune dreqit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër