Bozdo: Polici, reago për vjedhjen e
kabllove të energjisë dhe pusetat!

Bozdo: Polici, reago për vjedhjen e<br />kabllove të energjisë dhe pusetat!
TIRANE - Nënkryetari Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo në një deklaratë për mediat, shpreh shqetësimin për vjedhjet që i është bërë sistemit të rrjetit elektirk dhe vjedhjeve të kapakëve të pusetave në kryeqytet. 

Bozdo inspektoi punën për zëvendësimin e kabllit përgjatë Lanës, ndërkohë që me një financim prej afërsisht 100 milionë lekësh do bëhet rivendosja e kabllove dhe kapakëve të pusetave. 

"Është kthyer tashmë në një shqetësim të madh, jo vetëm për qytetarët por edhe për Bashkinë e Tiranës, çështja e vjedhjes së kabllove të furnizimit me energji elektrike për ndërtim publik në qytet. Punimet që shihni pas meje janë për të zëvendësuar një kabëll rreth 2 km të gjatë, të vjedhur para ca kohësh që ka lënë pa ndriçim publik pjesën më të madhe të Unazës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë deri tek kthesa, tek Pallati me Shigjeta. Janë investime të cilat ne do i bëjmë. Sidoqoftë, sasia e kabllit të vjedhur këtë vit shkon në 6 km, të denoncuara rast pas rasti në policinë e kryeqytetit dhe që së bashku me vjedhjet që janë kthyer tashmë veçanërisht shqetësuese, veçanërisht këtë vit të rreth 1500 kapakëve të pusetave dhe zgarave të shiut përbëjnë një problem shumë të madh për qytetarët e Bashkinë e Tiranës." tha Bozdo

enno bozdo

Ai e kosnideron vjedhjen e tyre si diçka të organizuar dhe për këtë arsye policia e shtetit duhet të ndërhyjë sa më shpejt.

"Policia deri tani nuk ka bërë absolutisht asgjë. Dyshimi ynë është se këto vjedhje kryhen nga grupe shumë të organizuara, nuk kemi të bëjmë me vjedhje individuale por përsëri aksioni i Policisë ka qenë pothuajse zero. Ata mjaftohen me marrjen shënim në proces-verbal të denoncimit të Bashkisë së Tiranës, asnjë arrestim i këtyre grupeve të organizuara që vjedhin pronën publike. Të vetmet arrestime që ka bërë Drejtoria e Policisë janë këta punëtorë që ju shikoni këtu pas meje të cilët ishin duke punuar për zgjerimin e nyjës semaforike dhe rregullimin e trotuareve dhe ashtu siç kemi denoncuar edhe më parë në media janë arrestuar pa asnjë lloj të drejte, janë mbajtur në komisariat absolutisht pa asnjë lloj të drejte." u shpreh nënkryetari Bozdo

enno bozdo


Gjithsej në Tiranë janë vjedhur rreth 1500 puseta të cilët janë një rrezik potecila për dëmtimin e kalimtarëve në rrugë por, gjithashtu janë vjedhur edhe 6200 m linear kabull eletkrik, nga “Pallati me Shigjeta”, deri në Drejtorinë e Policisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA