Deputeti demokrat Enno Bozdo tha sot gjatë seancës plenare se "prej 3 javësh tashmë është depozituar një kërkesë nga 7 deputetë për interpelancë me ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, fokus te hidrokarburet, rezerva e naftës që duhet të ekzistonte dhe nuk ekziston, të gjitha temat që furnizohen me masat e marra në raste se situata do të komplikohet".
Ligjvënësi demokrat iu drejtua kryeparlamentarot Niko Peleshi duke e pyetur se përse interpelanca nuk është përfshirë ende në kalendar dhe rend dite.
Peleshi u përgjigj duke thënë se "është në kalendar, është në seancën e radhës, mund të ishte futur dhe sot. Sot kemi 6 interpelanca, por kemi edhe një kufizim në rregullore, nuk mund të ketë më shumë se 2 seanca urgjente në një seancë, sot kemi 2 interpelanca urgjente dhe 4 normale të zakonshme. Kështu që në seancën e radhës interpelanca juaj do jetë në rendin e ditës".
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohen kërkesat e opozitës për interpelancë për fondet IPARD! Berisha: Mbyllët derën e BE-së! Balla: Mos hidh baltë










