Bozdo: PS ka vetëm një refren
“E shohim pas zgjedhjeve”

Bozdo: PS ka vetëm një refren<br />“E shohim pas zgjedhjeve”
TIRANË – “Do ta mendojmë pas zgjedhjeve” ! Është ky refreni që duket se e ka shqetësuar zv.ministrin e Ekonomisë, Eno Bozdo dhe e ka nxitur të dalë në një konferencë për shtyp sot, në selinë e PD-së.

“Edi Rama kundërshton gjithçka që qeveria ka bërë në këto vite”,- tha ai, -“sepse nuk ka asnjë plan konkret për punësimin e të rinjve. Ne e pamë ditët e fundit se si kur u pyet për taksimin e sipërmarrjeve tha “shihemi pas zgjedhjeve. Pamë Taulant Ballën, që kur u pyet se nga do t’i merrnin paratë për shërbimin shëndetësor, tha “do ta mendojmë pas zgjedhjeve! Dhe pamë Erion Velinë, që kur u pyet se sa do të bëheshin taksat personale apo tatimi për bizneset, tha se do ta përcaktonin saktë vetëm pas zgjedhjeve”.

Bozsdo numëroi raste të tjera, si ai kur “kur biznesi i kërkoi Ramës të votojë ligjin për ngritjen e gjykatës administrative e ai u përgjigj se gjykata do të jetë kasaphanë, dhe ai nuk do ta votoje atë, por në vend të saj do të ngrejë një zyrë për biznesin”.

“Teksa refreni i Rames vazhdon të jetë “shihemi pas zgjedhjeve”, - përfundoi zv.ministri, -“ne do t’i bejmë të qartë çdo studenti dhe çdo shqiptari përpara se ata të votojnë, se si dhe ku do te hapen vendet e reja të punës, se si dhe ku do të ulen taksat, në menyrë që të krijojmë më shume vënde pune dhe pune më të mirëpaguar për qyetarët”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten