Bozdo: Qeveria rrit çmimin e
energjisë,shkak falja e dëmeve të CEZ

Bozdo: Qeveria rrit çmimin e<br />energjisë,shkak falja e dëmeve të CEZ
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka komentuar mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike duke akuzuar qeverinë se shkak është falja e faturave të shtetit shqiptar apo edhe falja e dëmeve që kompania CEZ ka shkaktuar në vendin tonë.
 
“Nuk do të kishte rritje te çmimit të energjisë në qoftë se CEZ-it nuk do t`i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar.
 
Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë nëse qeveria shqiptare, të mos kishte rënë dakord të paguante edhe 95 milionë euro të tjera, për të blerë një kompani që ekspertët ndërkombëtare e vlerësuan me vlerë negative në treg.
 
Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë sikur qeveria rilindase, në një rast unikal botëror “bujarie”, të mos kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi i 3 miliardë dollarë për dëmet që CEZ-i i shkaktoi Shqipërisë.”- deklaroi Bozdo në deklaratë për mediat nga zyrat e selisë së PD.
 
Enno Bozdo gjithashtu u shpreh se qeveria e vendit tonë ka gisht në fryrjen fiktive të faturave dhe në atë që auajti rivendosje të faturave afrofe. Gjithmonë sipas këtij të fundit dhe pse qeveria “detyron qytetarët të paguajnë më shumë energji nga sa konsumojnë” nuk mjaftohet me kaq por edhe do t’i detyrojë ata “ligjërisht” të paguajnë më shumë për shkak të rritjes së çmimit.
 
“Janë rivendosur faturat famëkeqe aforfe, si dhe janë fryrë, me udhëzim nga lart, faturat e energjisë për bizneset. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të bihen dakord me këtë rritje çmimi, sepse qeveria i ka të gjitha instrumentat në dorë për ta shmangur atë. Shqiptarët kanë paguar më parë, në mënyrë që çmimi i energjisë të mos rritet.”- deklaroi më gjerë për opinionin publik Enno Bozdo.
 
Deklarata e Bozdos vjen pasi, një ditë më parë, vetë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas deklaratave të përsëritura të Partisë Demokratike për rritje të çmimit të energjisë. Duke i cilësuar këto të fundit si tentativë për të keqinformuar opinionin publik.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë