Bozdo: Rama gënjen, lejen në
sheshin “Nënë Tereza” e dha vetë

Bozdo: Rama gënjen, lejen në<br />sheshin “Nënë Tereza” e dha vetë
TIRANE- Ndërsa sheshi “Nënë Tereza” po merr pamjen e tij të dikurshme për të pritur Atin e Shenjtë Papa Françesku në vizitën e tij zyrtare në 21 shtator, replikat mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës përforcohen. Nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo akuzon kryeministrin Edi Rama, se kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e “Fast food Kolonave”.
 
“Disa ditë më parë Edi Rama akuzoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimet në sheshin “Nënë Tereza”, sipas tij çibanë që i kishin prishur bukurinë sheshit dhe i kishin vjedhur qytetarëve hapësirën publike. Dy dokumentet që unë kam në dorë, vërtetojnë se lejen për çibanët të tillë e ka lëshuar respektivisht Artan Shkreli, në atë kohë në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe më pas Edi Rama, në cilësinë e tij si ish-kryetar i Bashkisë Tiranë. Sigurisht që Edi Rama dhe onturazhi i tij, e dinë fare mirë që lejen për ndërtimin e çibanëve të tillë e ka lëshuar ai vetë, ai dhe stafi i tij e megjithatë zgjedh të gënjejë, zgjedh të përbaltë. Ky kampion i gënjeshtrës dhe kalorës i përbaltjes e bënë këtë sepse ka një strategji në kokë, të përbaltë Bashkinë e Tiranës, ta bllokojë atë në çdo veprim të saj”, deklaroi Bozdo.
 
Bozdo tha se për “Kolonat”, Rama e kishte firmosur personalisht vete lejen kur ishte kryebashkiak. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka bërë publike dhe dokumentet e firmosura nga ish-kryebashkiaku Rama, që vërtetojnë edhe njëherë sipas tij gënjeshtrat e tij të njëpasnjëshme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë