Në daljen për shtyp, nënkryetari Eno Bozdo tha se kryeministri Rama po bllokon ndërtimin e bulevardit të ri, ndërsa e cilësoi këtë si aktin më të rëndë sipas tij pas bllokimit të buxhetit.
“Edi Rama po investohet ditë për ditë dhe me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit. Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës, të cilëve deri tani u ka ofruar vetëm bllokime dhe konflikte.” tha nënkryetari Bozdo
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)