Bozdo: Veliaj, ndërton pa leje 
MMSR:Rikonstruksion për të rinjtë

Bozdo: Veliaj, ndërton pa leje <br />MMSR:Rikonstruksion për të rinjtë
TIRANE -  Bashkia e Tiranës pritet të depozitojë një kallëzim në Prokurori ndaj ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, duke e akuzuar këtë të fundit se po ndërton pa leje në qendër të Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo tha se autoritete bashkisë kanë kërkuar dokumentacionin përkatës, por punëtorët e kantierit sipas tij, kanë refuzuar të japin informacion. Ministria e Mirëqenies Sociale e kontaktuar nga Shqiptarja.com sqaroi se nuk bëhet fjalë për asnjë ndërtim pa leje dhe se akuzat e Bashkisë së Tiranës janë absurde.
 
Por për cfarë ndërtimi bëhet fjalë?
 
Hapësira ku aktualisht po kryhen punimet është shtetëtore, e cila ishte dhënë me qera për një aktivitet privat, e ndodhur pranë sheshit "Skënderbej". Zyra e shtypit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tha për Shqiptarja.com se tashmë po bëhet rikonstruksion, dhe jo ndërtim i ri, për ta shëndërruar në një Qendër Rinore. 

Më poshtë deklarata e plotë e Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
Qeveria vazhdon të përdorë standarde të dyfishta. Nga njëra anë burgos dhe shkatërron ndërtime të qytetarëve në pamundësi dhe nga ana tjetër merr në mbrojtje ndërtime pa leje të ministrave dhe familjarëve të drejtuesve të lartë të qeverisë. Një rast flagrant është dhe ai i punimeve pa asnjë leje që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale, vetëm pak metra larg sheshit “Skënderbej”.

Në mënyrë të përsëritur u është refuzuar informacioni punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të cilët kanë bërë disa herë bllokimin e punimeve dhe marrë masat përkatës, siç parashikohen me ligj. Sot, në një akt të paprecedentë, punimet pa leje janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Policia ka penguar punonjësit e INUV të kryejnë punën e tyre, duke krijuar mbrojtjen e nevojshme për vazhdimin e punimeve pa leje në objektin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka parë nga afër situatën si dhe ka denoncuar mbrojtjen që qeveria dhe policia po i bëjnë paligjshmërisë.

“Punimet që kryhen në këtë objekt në mes të ditës, në mbrojtjen e plotë të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lloj leje ndërtimore.

Ministria e z.Veliaj që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë objekt nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj aplikimi sipas ligjit përkatës në Bashkinë e Tiranës, për t’u pajisur me leje zhvillimore. Të ndodhur në këto kushte, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ardhur dhe ka bërë të gjitha konstatimet përkatëse, duke vendosur edhe gjobën dhe duke nxjerrë edhe urdhrin përkatës për ta rikthyer objektin, në mungesë të një leje zhvillimore, në gjendjen e tij të mëparshme.

Në zhvillim të këtyre procedurave, sot jemi ndodhur përballë një akti të paprecedentë, aktin kur Policia e Shtetit keqpërdoret, vendoset midis Inspektoriatit, në kundërshtim të plotë me ligjin, në kundërshtim të plotë me shtetin ligjor dhe mbron kompaninë dhe ministrinë përkatëse e cila në mes të Tiranës, në mes të ditës bën ndërtime pa leje.

Sot njerëzit, qytetarët e thjeshtë dhe të varfër të këtij vendi burgosen pse ndërrojnë pllakat e tualetit të shtëpisë së tyre, ndërsa nga ana tjetër, standardi i dyfishtë që ofron qeveria është pikërisht ky që ju shikoni sot. Në mes të Tiranës, me një ndërhyrje të plotë që meriton një leje të vëmendshme zhvillimore, në mungesë të të gjitha llojeve të dokumentacionit ndërtohet sepse qeveria vendos policinë për mbrojtje. Në çastin kur Inspektoriati ndërhyn dhe kërkon dokumentacione, policia gjithashtu ndërhyn për të mos lejuar Inspektoriatin e Bashkisë që sipas ligjit të bëjë punën e tij” –deklaroi z. Bozdo.

BOZDO

Me çfarë argumentesh ka ndërhyrë Policia? 
“Argumenti është që “unë jam i forti, unë kam qeverinë unë burgos ata që dua të burgos” dhe klientët e qeverisë, ministritë përkatëse që janë të parët që duhet të respektojnë ligjin, “unë i lë të bëjnë çfarë të duan”. Ky është absurdi dhe standardi i dyfishtë që na ofrohet sot nga qeveria Rama. Jam këtu për të denoncuar publikisht këtë gjë. Bashkia e Tiranës nuk është në asnjë mënyrë kundër pajisjes me leje zhvillimore të këtij objekti dhe të objekteve të tjera të qeverisë por nëse u kërkohet të gjithë qytetarëve të Tiranës, të Shqipërisë të zbatojnë ligjin dhe nëse kemi çdo ditë raste të abuzimit me këtë kërkesë, qytetarë të cilët lëvizin diçka të vogël përfundojnë burgjeve, atëherë si është e mundur që ndërtohet në mes të Tiranës dhe kur kjo gjë konstatohet, ndërtohet pa leje, policia vihet në mbrojtje të atyre që shkelin ligjin dhe për këtë, jam sot për ta denoncuar para jush”- u shpreh nënkryetari i Bashkisë. 

Lidhur me këtë çështje, Bashkia e Tiranës po përgatit kallëzim penal për ministrin e Mirëqenies Sociale për “Ndërtim pa leje” dhe për komisariatin numër 3 të Policisë, për shpërdorim detyre.

ndertimi

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak