TIRANE - Monedha euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit. Një euro është këmbyer me më pak se 1.13 dollarë në tregun ndërkombëtar.
Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.
Ky institucion ka thënë do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016. Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.
BQE ka vendosur të blejë bono thesari me vlerë 60 miliardë euro çdo muaj nga marsi 2014 deri në shtator 2016, duke shtuar kështu ofertën monetare në ekonominë e kontinentit. Gjithashtu, Banka ka konfirmuar se normat e interesit do të mbahen në kuotën 0,05%, të vendosur që në shtator të vitit të kaluar.
Praktikisht, Banka do të pritnojë para të reja për të stimuluar ekonominë, një nismë kjo që shihet si arma e fundit për të luftuar inflacionin negativ, që për momentin është në kuotën -0,2%, shumë më poshtë se sa kuota 2% e vendosur si objektiv nga Banka Qendrore Europiane. Megjithatë, vendet që janë në program shpëtimi nga kriza, si Greqia, janë përjashtuar nga mundësia për të marrë para nga ky program. Presidenti i Bankës, Mario Dragi, tha nga blerja e bonove dhe letrave me vlerë në euro, nuk do të përashtohej edhe sektori privat, përveç se shtetet e Eurozonës. /ATSH/