BQE: Euro, nuk ndryshon
norma bazë e interesit

BQE: Euro, nuk ndryshon<br />norma bazë e interesit
SPANJË - Nuk ndryshon norma bazë e interesit e euros, Banka Qendrore Evropiane ruan nivelin 1%
Banka Qendrore Europiane i ka lënë normat e interesit bazë të pandryshuara në 1%, ndërkohë që eurozona nuk arrin ta marrë veten nga efektet e masave të rrepta fiskale që janë ndërmarrë në 17 vende. Vendimi nga këshilli drejtues i BQE-së – që u takua në prani të forcave të mëdha të sigurisë në Barcelonë të Spanjës – ishte gjerësisht i pritshëm. Banka qendrore ende po pret ndikimin e huasë prej 1 mijë miliardë euro me afat trevjeçar që u ka dhënë bankave të eurozonës dhe do që të mbajë presionin mbi qeveritë që të zbatojnë reforma fiskale dhe në tregjet e punës. BQE është bërë më e shqetësuar rreth dobësisë së ekonomisë së eurozonës dhe nuk ka të ngjarë të përjashtojë veprime të mëtejshme në muajt në vijim – si ulje të normave të interest apo injektime të reja të likuiditetit afatgjatë në sistemin bankar. Ecuria negative e rënies ekonomike në Spanjë, ku pothuajse një në katër punonjës është i papunë, ishte në qendër të vëmendjes dhe si rrjedhojë e faktit që takimi u mbajt në Barcelonë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës