Banka Qendror Evropian ka rritur likuiditetin e emergjencës për Greqinë, ndërsa deputetët grekë pritet të votojnë për reformat që duhet të ndërmarrin në bazë të kushteve për ndihmën.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras do të kërkojë mbështetjen e opozitës në parlament pasi një pjesë e partisë së tij nuk i pranon këto reforma.

Këshilli Qeverisës i BQE-së ra dakord për një gjë të tillë gjatë një konference telefonike për të rritur Asistencën Emergjentë të Likuiditetit me 900 milionë euro.

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi bindi kolegët e tij për të rritur likuiditetin për herë të parë që prej muajit qershor pasi vendi miratoi masat për marrjen e huasë prej 86 miliardë euro. ojë të qëndrojë në fuqi.

Likuiditeti ekstra do të ndihmojë banket e Greqisë të rihapen të hënën për të ofruar shërbime bazë, ndërsa kontrolli mbi kapiten do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)