Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi që personat që sulmuan trupën televizive të A1Report të vendosen para drejtësisë pasi
ata ende janë të lirë. Në një postin më faqen e tij në “facebook” Braçe kërkoi që agresorët ndaj trupës së A1Report të mos rrinë të lire por të vendosen para drejtësisë pasi sipas tij, kjo është diça e rëndë. “Po ju kujtoj se kriminelët që sulmuan A1Reportin nuk janë ndalur ende dhe kjo është diçka e rëndë”,-shkruan deputeti socialist Braçe në faqen e tij në rrjetin social “facebook”.