Braçe akuzon INUK: Në shërbim
të mafias së betonit të Bashës

Braçe akuzon INUK: Në shërbim<br />të mafias së betonit të Bashës
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ka akuzuar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar se është në dispozicion të mafias së Lulzim Bashës, dhe jo të qeverisë ndonëse është në varësi të saj.

Sipas Braçes, INUK nuk po merr masa për prishjen e betonizimit të bërë nga kryebashkiaku Basha.
 
 “Lulzim Basha është pushtetari më i korruptuar në këtë vend, nuk tërhiqet. Po një pyetje kam: Po INUK i qeverisë çfarë kërkon pas kësaj marrëzie? I ka mbetur fare pak kohë dhe ka vetëm një synim: Ti shërbejë me kantiere të reja ndërtimi atyre që paguan pushtetin tij në Bashkinë e Tiranës, mafias së betonit. T’i shërbejë me “rrugë” kombëtare njërit prej mafias së betonit që ka ndërtuar këtu 24 kate të cilat nuk kanë ku shfryjnë. Ti shërbejnë me rrugë kombëtare pagatorëve të tij të qendrave tregtare që kanë nevojë për klientë pa vonesë.” shkruan Braçe në Facebook
 
Braçe ka vijuar me anë të postimit të tij duke theksuar se për Bashën nuk ka rëndësi nëse 1200 banorë dëmtohen, rrezikohen apo edhe shkatërrohen përfundimisht pronat e tyre, në të cilat kanë kryer investime.
 
“Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se 1200 banorë, familjarë, pleq e fëmijë dëmtohen, rrezikohen në jetën e tyre të përditshme, shkatërrohen përfundimisht pronat e tyre ku kanë investuar! Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se parkut të Tiranës i hiqet një goxha brez pishash! Për këtë horr kanë rëndësi veç klientët e tij të mafias së betonit! Unë jam shumë i qartë me Lulzim Bashën dhe klientët e tij. Ajo që nuk kuptoj unë ka të bëjë me: Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nën varësinë e qeverisë. Po INUK çfarë kërkon? Si ka mundësi që angazhohet tërësisht në hapjen e kantierit për mafian e betonit të Lulzim Bashës?" vjon Braçe

Sipas tij kjo nismë duhet ndërmarrë për sigurinë e jetës për banorët.

Tri ditë më parë, një zyrtar u këtij INUK-ut, të cilin në Tiranë e njihkan si Ban Laci, është sjellë vërdallë këtej dhe pasi ka takuar disa familjarë ka mbajtur edhe një leksion për ta: Nuk na intereson fare se i preken interesat Erion Braçes, ne do të hapim territorin për rrugën, ju ka thënë. Për këtë të fortin e INUK dhe për gjithë të tjerët: Unë nuk kam asnjë interes të përveçëm në këtë histori. Nuk kam as truall, as shtëpi private, as pronë në pyll dhe nuk dua të ndërtoj pallat me 13 kate këtu! S’kam as para për këtë, as dëshirë të merrem me beton. Besoj kjo është e qartë për horrin Basha dhe natyrisht edhe për këta të INUK! Besoj edhe për qeverinë. Vetëm një interes kam si banor e qytetar: Sigurinë e jetës për vete, fëmijën tim dhe të banorëve të tjerë këtu. Kaq! Dhe natyrisht sigurinë e jetës nuk kam e nuk kemi ndërmend ta lëmë të cenojë Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët, pavarësisht si e kanë emrin,” ka vijuar Braçe në Facebook.


erion brace

erion brace

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'