TIRANE- Komisioni i Ekonomisë i jep prioritet Prokurorisë për të vijuar hetimet lidhur me vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, duke anuluar seancën e raportimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSH në këtë komision. Këtë e ka shprehur kreu i Komisionit të Ekonomisë në fillim të mbledhjes së sotme, ku ishte parashikuar raportimi i disa prej anëtarëve të Bordit të BSH.
“Sa i takon seancave dëgjimore që ishin parashikuar për sot, janë anuluar. Prokurori Fusha ka dërguar një letër ku thekson se çështja është në shqyrtim. Për ne ky proces i ndërmarrë nga Komisionin e Ekonomisë është i mbështetur në ligj, pasi ne nuk kërkojmë përgjegjësi penale. Siç respektojmë çdo institucion, duam respekt nga ata. Le t’i japim prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet”, u shpreh Braçe.
Zbardhet kërkesa e Prokurorit Fusha: Anëtarët e Bordit po pyeten për fakte
“A1 Report” zbardh kërkesën e Prokurorit Fusha dërguar Komisionit të Ekonomisë për mosraportimin e anëtarëve të Bordit në Komision për shkak të vijimit të hetimit. Në këtë kërkesë, Prokurori i Tiranës thekson se anëtarët e Bordit po pyeten në Prokurori për fakte, të cilat janë konfidenciale dhe sekret shtetëror.
Nisur nga kjo situatë, Prokurori Fusha kërkon “Mirëkuptim që anëtarët e Bordit të BSH të pyeten pas hetimit”.
PDF - Kerkesa e prokurorit Fusha drejtuar Komisionit të Ekonomisë
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Sa i takon seancave dëgjimore që ishin parashikuar për sot, janë anuluar. Prokurori Fusha ka dërguar një letër ku thekson se çështja është në shqyrtim. Për ne ky proces i ndërmarrë nga Komisionin e Ekonomisë është i mbështetur në ligj, pasi ne nuk kërkojmë përgjegjësi penale. Siç respektojmë çdo institucion, duam respekt nga ata. Le t’i japim prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet”, u shpreh Braçe.
Zbardhet kërkesa e Prokurorit Fusha: Anëtarët e Bordit po pyeten për fakte
“A1 Report” zbardh kërkesën e Prokurorit Fusha dërguar Komisionit të Ekonomisë për mosraportimin e anëtarëve të Bordit në Komision për shkak të vijimit të hetimit. Në këtë kërkesë, Prokurori i Tiranës thekson se anëtarët e Bordit po pyeten në Prokurori për fakte, të cilat janë konfidenciale dhe sekret shtetëror.
Nisur nga kjo situatë, Prokurori Fusha kërkon “Mirëkuptim që anëtarët e Bordit të BSH të pyeten pas hetimit”.
PDF - Kerkesa e prokurorit Fusha drejtuar Komisionit të EkonomisëRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)











