TIRANË - Kërcënimet e kreut opozitar Lulzim Basha për protesta mbarëpopullore, deputeti socialist Erion Braçe i ka konsideruar si thirrje paniku për të fshehur pasurinë e tij prej 720 mijë dollarësh!

Vetem pak minuta pas konferencës për shtyp të kreut demokrat Braçe ka shprehur dëshirën t’i përgjigjet çështjeve për të cilat sipas tij, Basha  “gënjeu botërisht”

“E para, - shkruan Braçe në Fb, - Basha gënjeu kur tha se zgjedhja e kreut të ILDKP-së është kompetencë kushtetuese e Presidentit! Hapni Kushtetutën dhe shiheni! Në asnjë nen nuk i jepet kjo kompetencë Presidentit të Republikëes.

Nga ana tjetër, Shkëlqim Ganaj, kryeinspektori aktual nuk është propozim i PS-së, por propozim me dekret i Bujar Nishanit,”- vëren deputeti.

Më tej, ai sqaron arsyet përse i dyhet ILDKP-ja opozitës. Sipas tij, “prej dy vjetësh,  institucioni nuk ka funksionuar, fare, fare me miratimin e plotë të Qeverisë së Sali Berishës.

Të pakten për dy vjetët e fundit, asnjë deklarim i pasurisë së Presidentit, Kryeministrit, ministrave të Qeverisë “Berisha” etj. nuk është publikuar.

Ky është rasti unik kur pasuria e një pushteti të tërë është fshehur dhe nuk i ështe treguar publikut.

Deklarata e Bashës, - nënvizon ai - “dëshmon qartë për panikun që ka zënë njerin prej ofiqarëve më të lartë në këtë vend, i cili, në 2005-ën deklaroi për herë të parë mbi 720. 000 dollarë pasuri pa treguar kurrë burimin e mjaftueshëm të kësaj pasurie.”

XHAÇKA:

Deputetja socialiste Olta Xhaçka iu kundërpërgjigj kreut demokrat nga foltorja e PS-së duke i kërkuar arsyet se pse opozita nuk bëhet pjesë e reformave, por vazhdimisht i refuzon ato. 

"Z.Basha, "- tha Xhaçka, - "u ankua për reformën, por ende nuk arrin të shpjegojë arsyen pse opozita refuzon për muaj të tërë, të bëhet pjesë e kësaj reforme, ndërkohë që mazhoranca i ka siguruar asaj barazi të plotë përfaqësimi dhe vendimmarrjeje. 

Mazhoranca këtë javë prezantoi skemën e re të financimit në bujqësi; këtë javë do të vazhdojë me procesin e legalizimeve, ku qeveria e mëparshme dështoi për 8 vjet me radhë. Pra, këto janë nismat e mazhorancës, të cilat kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi qytetarët shqiptare, por që fatkeqësisht zoti Basha nuk guxoi t'i përmendë në deklaratën e tij të sotme,"- përfundoi Xhaçka.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com