TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe i kundëpërgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha mbi armët kimike. Duke e akuar se është njeriu që ka historinë më tragjike të "demontimit të armëve" mbi kurriz, se është i vetmi politikan që nuk pyeti për shqiptarë, madje madje nuk pyeti as për djalin e tij dhe e përfshiu në një histori të tmerrshme demontimi për qëllim përfitimesh kriminale, e cila në fund i mori jetën 26 shqiptarëve të pafaj. Braçe i ka kujtuar se ai nuk pyeti askën kur solli ujgurët, muxhahedinët, mbetjet dhe plehrat dhe se kjo qeveri nuk është soji i tij. "Interesat kombëtare mbi të gjitha", ka kujtuar Braçe fjalët e kryeministrit Rama sot për lëndët kimike.
KOMENTI I PLOTË I BRAÇES NË FACEBOOK:
Njeriu që ka historinë më tragjike të "demontimit të armëve" mbi kurriz, në këtë vend, Sali Berisha, paska shkruar ca radhë. Në fakt; ka shpifur dhe sharë njëherësh! Ka shpifur kur thotë se: Qeveria ka pranuar të presë 1200 tonë armë kimike. Ka sharë kur thote se: Qeveria i trajton qytetarët shqiptarë si palë me Asadin. Që Berisha shpif e shan nuk është një gjë e re. E re është që Sali Berisha është bërë ambientalist, domethënë "No Global"-siç i quante ai të gjithe ata që ishin kundër importit industrial të mbetjeve gjithfarësh në këtë vend. Por; e reja më e madhe është që Sali Berisha ka nisur të kërkojë llogari. Me herët, askush nuk i kërkoi Sali Berishës llogari për një tufe ujgurësh që priti në këtë vend, pa informuar qytetarët, opozitën gjithashtu, madje madje pa informuar në asnjë derë të Kuvendit; askush nuk i kërkoi Sali Berishës llogari për një tufe muxhahedinësh që priti në këtë vend, pa informuar qytetarët, opoziten gjithashtu, madje madje pa informuar në asnjë derë të Kuvendit. Kjo në planin politik dhe diplomatik të problemit! (i përmenda meqe i lexova si fakte në LA Times sot). Në planin e armëve, të armëve kimike mbi të gjitha ka edhe më; sot gazeta "Dita" sjell fakte e prova se si: armë kimike serbe kanë hyrë në Shqipëri me qëllim demontimin, raportuar si predha të zakonshme, por të faktuara në konfliktet e shpërbërjes s ëish-Jugosllavisë si armë kimike!! Tani dua të të pyes unë ty Sali: A ka ndodhur kjo dhe sa je përfshirë ti dhe ministri yt Arben Imami në këtë histori demontimi dhe trafikimi? Ti Sali duhet të përgjigjesh për këtë!! Kurse për pjesën tjetër është e turpshme gjithë sa shkruan. Shiko Sali Berisha; i vetmi politikan që nuk pyeti për shqiptarë, madje madje nuk pyeti as për djalin e tij dhe e përfshiu në një histori të tmerrshme demontimi për qëllim përfitimesh kriminale, e cila në fund i mori jetën 26 shqiptarëve të pafaj, burra e gra, fëmijë e foshnja në bark të nënës je ti! Unë dhe të gjithë kolegët e mi në Kuvend dhe Qeveri, nuk jemi soji yt! Interesat kombëtare të parat, tha sot kryeministri. Këtë po them dhe unë. Dashuria jote per shqiptaret, madje madje dashuria jote për tët bir, dmth djalin tënd të Gërdecit, nuk është standard për ne!!
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com