TIRANE- Deputeti socialist Erion Braçe i bën thirrje kryeministrit Berisha të vijë sot në Parlament në interpelancë për privatizimin e sektorëve strategjikë të cilën e ka kërkuar që më 30 nëntor.  Braçe i kujton kryeministrit se e detyron Kushtetuta t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Braçe shkruan në facebook
“ BERISHA DUHET TE PERGJIGJET!
Nuk ka zgjedhje tjeter.
Kjo eshte KUSHTETUTA e Shqiperise dhe ky eshte neni 80, pika 1 I saj:
Kryeministri dhe cdo anetar tjeter I Keshillit te Ministrave eshte I DETYRUAR tu PERGJIGJET INTERPELANCAVE dhe pyetje e te deputeteve BRENDA TRI JAVEVE!
Pra,
Eshte I DETYRUAR;
Duhet te PERGJIGJET;
Brenda TRI JAVEVE!
Kjo e sotmja eshte java e NENTE!
Sali Berisha behu burre dhe hajde deshmo per shitjen e ATDHEUT!; per ATDHEUN PRIVAT; per KOSTOT qe ke hedhur mbi familjet e shqiptareve te varfer!”

Braçe e shoqëron deklaratën e tij në facebook me një foto ku duket neni 80 i Kushtetutës.
(sg/shqiptarja.com)