Braçe: Berisha dhe ish-qeveria e
tij, urdhërues të fushatës së tritolit

Braçe: Berisha dhe ish-qeveria e<br />tij, urdhërues të fushatës së tritolit
Deputeti socialist Erion Braçe me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook referuar situatës së krijuar në vend, ka akuzuar Sali Berishën dhe ish përfaqësuesit e qeverisë së tij pasi sipas Braçes ata po bëjnë gjithçka për të destabilizuar vendin.
 
Braçe hedh akuza të forta se Berisha dhe ish-qeveria e tij janë ata që urdhërojnë e drejtojnë fushatën e tritolit kundër shoqërisë që i ka rrëzuar ata nga pushteti.
 
Referuar protestave të studentëve të mjekësisë të ardhur nga privati në shtet, Braçe shkruan se kur studentët ishin në universitetet private ata paguanin shuma të mëdha për një copë letër të cilën nuk ua njihte askush ndërsa tani që qeveria u ka dhënë të drejtën që të jenë pjesë e universiteteve shtetërore këta të fundit gjejnë rastin të ngrihen kundër.
 
Më poshtë statusi i plotë i Erjon Braçes
 
Sali Berisha dhe ish Qeveria e tij po bejne gjithcka per te 
DESTABILIZUAR KETE VEND!!
E para eshte
FUSHATA TERRORISTE E TRITOLIT!!
Nuk ka me pike dyshimi se eshte 
Sali Berisha, ish Qeveria, ish struktura legale te cmontuara dhe struktura okulte te perdorura per dhune kunder opozites, 
ato qe urdherojne, drejtojne dhe egzekutojne, 
fushaten e tritolit kunder shoqerise shqiptare qe i rrezoi nga pushteti!!
Ne ane tjeter,
mespermes fushates se tritolit po mundohen me strukturat e tyre militante te shkaktojne thyerje sociale ku te mundin, ku gjejne hapesire!!
Gjithnje;
PA TE DREJTE, DUKE SHKELUR RREGULLA DHE REFUZUAR SHTETIN E SHOQERINE!!
Kjo e 40 studenteve te ish Vitrines dhe disa kioskave te tjera eshte nje e tille!!
Paguanin para pa fund, kur nuk kishin- dorezonin lopen, vajin, rakine, mollet e patatet dhe merrnin nje cope leter qe sdo ua njihte kerkush!!
I shpetuam nga ky sistem banal qe po i rripte pa ju dhene dije!!
Ju dhame mundesi te hynin ne sistemin publik pa gare, pa konkurs si gjithe te tjeret, madje duke ju njohur dhe "dijet" qe kishin marre ne haure private kur vec dije nuk kishin marre.
Ju be me dije qarte se pjesen tjeter te studimeve do ta paguanin vete dhe shume me lire sec paguanin ne kioskat private. E PRANUAN!!
Tani bllokojne mesimin per te gjithe ata qe kane hyre me konkurs ne shkollen e larte!!
ANKOHEN SE PO JU BEHET PADREJTESI NE FUNKSION TE SKEMES SE SALI BERISHES PER TE DESTABILIZUAR KETE VEND!!
KU ESHTE PADREJTESIA KETU?!
Ne ane tjeter,
Sali Berisha dhe Lulzim Basha qe bertasin per dhunen qe nuk eshte kerkund, jane dy kriminelet qe vrane mu ne mes te bulevardit duke pergjakur Tiranen per here te pare nga koha e masakrave te fashizmit!!
DHE ENDE NUK JANE HETUAR E NDESHKUAR!!

brace

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron