Braçe: Berisha i tmerruar, ka frikë
nga gjithçka del nga hetimi i Fullanit

Braçe: Berisha i tmerruar, ka frikë<br />nga gjithçka del nga hetimi i Fullanit
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan se Berisha i doli në mbrojtje Fullanit, duke e amnistuar politikisht. Deputeti socialist thotë se ish-kryeministri ndihet në siklet “nga gjithçka del nga hetimi i Fullanit”.
 
“Sali Berisha i doli sot ne mbrojtje ish Guvernatorit te Bankes se Shqiperise. Madje e amnistoi!! Vetem politikisht!! Ligjerisht asnje fjale!!
 
Nuk eshte gje e re kjo; E beri qe heret, menjehere pas vjedhjes dhe e kishte detyrim te qarte ta bente; ishte bashkepunetori i tij!! Eshte ne siklet te madh nga gjithcka qe del nga hetimi dhe ky eshte problemi i tij!!
 
Ka frike! Eshte i tmerruar! Ne ane tjeter; Sali Berisha tha sot se ky eshte nje akt stalinist i nje shteti policor!!
 
Tamam tamam ishte kjo: "Arrestimi i Fullanit është një akt stalinist i një shteti policor, i një klike mafioze të cilin e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Mund të ketë qytetar që nuk e pëlqen ndofta këtë deklaratë..Si do ju dukej ju të arrestoheshit pa ju pyetur qoftë edhe një minutë si e keni emrin. Kjo ndodh vetëm në klika policeske, në shtete policeske"
 
Po si keshtu? Policia thjesht zbatoi nje urdher arresti te leshuar pas kerkeses se Prokurorit dhe nje vendimi Gjykate! Cte bente policia, te mos i zbatonte?
 
Jo Sali Berisha!! Ajo kohe ka mbaruar; ishte koha jote dhe shqiptaret votuan kunder saj!
Ai ishte shtet mafioz, qeveria jote ishte klike, tamam ajo qe nuk pyeti kurre per prokuror e vendim te tij!”, shkruan Braçe.
 
Më tej, deputeti socialist ndalet tek ngjarja e “21 Janarit”, ku 4 persona mbetën të vrarë në bulevard. Braçe shkruar se Berisha kërkon të stabilizojë vendin, dhe sipas tij nuk shqetësohet për Fullanin.
 
“Ne fakt ke humbur edhe sensin llogjik te ngjarjeve kur nis te vesh epitete; Po mire; Po kur ti pushkatove pa gjyq mu ne mes te bulevardit i pyete per emrat ata shqiptare te mire nga Jugu e Veriu bashke? Pyete per emrin e Aleksit, Hekuranit, Ziverit e Faikut?
 
Per ta nuk kishte as mandat te prokurorit e as urdher te gjykates!! Ti i vrave!! Nuk i arrestove!! Nuk i pyete per emrat!! Cfare shteti ishte ky Sali Berisha?
Ta them une: Fashist!!
 
Kurse ky Guvernatori yt per te cilin ti pretendon qe nuk eshte pyetur as per emrin kishte nje muaj qe po na mburrej se po bashkepunonte dite e nate me Prokurorine!! Apo harrove? Ka folur Guvernatori per kete dhe ne i kemi deklaratat e tij!!
 
Sali Berisha; Ti nuk ke hallin e Fullanit! Asfare! Ti do te destabilizosh kete vend! Ky eshte qellimi yt!! Por ky qellim do te te coje ne fund, pertej fundit ku ke mberritur!!
Nuk mund qe ky vend te jete pengu jot dhe i shantazhit tend;
nuk mundet qe ky vend te rroje me friken se cfare do ti besh ti!
 
Kurre me!! Tani duhet te jete perballja e nje shoqerie te tere me ty!! Per ti dhene fund politikes tende, kultures tende te shantazhit si pjese e kultures tende kriminale!!”, shkruan Braçe.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën