Braçe: Berisha insiston në
shitjen e Shqipërisë së Jugut

Braçe: Berisha insiston në <br />shitjen e Shqipërisë së Jugut
TIRANE-  Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Brace akuzon kryeministrin Berisha se po insiston në shitjen e Shqipërisë së Jugut.

Në profilin e tij në facebook, Brace shkruan: “Sali Berisha insiston ne shitjen e Shqiperise se Jugut ne Greqi! Paska takuar në Marsejë kryetarin e të djathtes SAMARAS dhe kanë folur për marrëveshjen e re për kufirin jugor. Ardhja ne pushtet e SAMARAS eshte percaktuar si kohe per arritjen e marreveshjes!
DUHET TE MBROJME VENDIN! VETEM NE NJE MENYRE: TE HEQIM BERISHEN!!”

Reagimi vjen pak orë pasi mediat shqiptare bënë publike një lajm të publikuar në faqen online greke www.antinews.gr.
Në shkrimin “Διεθνεßς πρωτοβουλßες ΣαμαρÜ για την ΑΟΖ” të publikuar më datën 8 dhjetor shkruhej se “Gjatë takimit Samaras ka diskutuar me kryeministrin shqiptar, prishjen e marrëveshjes së kufirit detar midis Shqipërisë- e Greqisë, pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Berisha përshëndeti propozimin e presidentit të Neo Demokracia dhe ranë dakord që të dy vendet të kalojnë në zhbllokimin e marrëveshjes së nënshkruar nga të dy vendet, kur Samaras të bëhet kryeministër”
Pasi shkrimi bën të qartë se marrëveshja është e bllokuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpallte antikushtetues, vazhdon ...“Partia Socialiste apeloi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.. tani Samaras me iniciativën e marrë dhe pranimin e saj nga ana e Berishës, shpreson që të ketë një rast për një marrëveshje të re”

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin