Braçe:Berisha njohu investimet e
CEZ për të rritur çmimin e energjisë 

Braçe:Berisha njohu investimet e<br />CEZ për të rritur çmimin e energjisë 
TIRANË - Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha dhe kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha se në 8 vite kanë shkatërruar sistemin elektroenergjetik. Gjithashtu i ka akuzuar se kanë shkaktuar një dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare prej më shumë se 1 miliard dollarë, por edhe për vrasjen e 4 të pafajshmëve.
 
“Në atë që quhej CEZ, përgjegjësi është Sali Berisha, në krim. Kot mundohet ta shpërndajë përgjegjësinë tek Luli apo të tjerë, në CEZ në KESH, OST, ERE”-u shpreh Braçe duke folur edhe për marrëveshjen e arritur me CEZ. Ndërkohë që Braçe i ka bërë apel për reflektim edhe qeverisë pasi për krimet që ai përmendi edhe pse kanë kaluar mbi 300 ditë qeverisje ende nuk ka ndonjë përgjegjësi penale.
 
Sipas tij kjo marrëveshje nuk e shpall të pafajshme CEZ, por për të është e tepërt të dalë Lulzim Basha dhe të thotë që CEZ nuk investoi në kompaninë e shpërndarjes referuar marrëveshjes.
 
Braçe thekson se në tabelën e njohjes së investimeve publike që CEZ ka bërë në total janë 15.7 miliardë lekë të reja, sipas tij këto janë njohur me qëllim që të rriste çmimin e energjisë elektrike, .për të justifikuar çmimin e rritjes ekonomike.
 
“E kam thënë unë që CEZ po përgatit falimentin për të ikur, kur kisha përballë Berishën. Se po shkatërronte kompaninë me qëllim që të largohej. Pse nuk veproi? Për këtë duhet të përgjigjet Sali Berisha.”-
 
Më tej ai ka shtuar se u mungon ende përgjegjësia penale për secilin prej tyre,  për ato grabitjet dhe vrasjet dhe të gjitha dëmet e pashembullta të sjella ekonomisë kombëtare.
 
“Ata shkatërruan deri në fund skemën e solidaritetit për skemën e kufizuar. Ndërtuan një sistem të tërë monopolesh. Kanë kurajon të akuzojnë këtë mazhorancë për ekonomi.”- tha Braçe.
 
Sipas Braçes shkatërrimi i sistemit elektro-energjetik shqiptar ka qenë kontributi personal i Sali Berishës, si i interesuar drejtpërdrejtë për çdo qindarkë që gjeneronte ky sektor për ta ndarë me klientët e shtëpisë së tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni