TIRANË - Xhamia e re në Tiranë do ketë edhe dy qendra tregtare. Lajmin e konfirmuar nga TCH, e ka komentuar edhe deputeti socialist, Erion Braçe. "Dy qendra tregtare më të larta se vetë xhamia. Firmosur me dorën e tij nga Heqimi Kryeministër pas negociimit nga djemtë e tij!!", shkruan Braçe. Duke shtuar se "të gënjesh Zotin! Tani, 3 muajt e fundit, Heqimi të detyron të shkruash: Të përdorësh Zotin!! Ky është dhe nuk po ikën akoma!!".

KOMENTI I PLOTË I ERION BRAÇES:
Konfirmohet e stërkonfirmohet: Toka e shenjtë Namazgjasë paska vend edhe për dy qendra tregtare!! Secila më e lartë se vetë Xhamia!! Firmosur me dorën e tij nga Heqimi Kryeministër pas negociimit nga djemtë e tij!! Ka më krim se ky? Të përdorësh nevojën për një Xhami në Tiranë për të bërë bizneset e tua është krim!! Po, po, krim!! Në fund të mandatit të tij të parë shkruajta, në referencë të një premtimi të Heqimit: Të gënjesh Zotin! Tani, 3 muajt e fundit, Heqimi të detyron të shkruash: Të përdorësh Zotin!! Ky është dhe nuk po ikën akoma!!".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)