TIRANE - Deputeti Socialist Erjon Braçe ka reaguar ndaj akuzave dhe deklaratave të bëra ditën e djeshme nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i mazhorancës shprehet se tashmë Berisha ka pranuar vrasjet e kryera në protestën e 21 janarit të vitit 2011 në Tiranë, ndërkohë që sipas tij Prokuroria nuk reagon.
Sipas Braçes, durimi ndaj Berishës po merr fund, ndërsa ish-Kryeministri po provon dita-ditës se është përgjegjës për tragjedinë e 21 janarit, por nga ana tjetër nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve të drejtësisë.
Në këtë kontekst, Braçe u ka bërë edhe një herë thirrje prokurorëve dhe gjykatësve që të vënë para drejtësisë Berishën, që sipas tij po vret këdo që i del kundër.
Më poshtë postimi në rrjetet sociale i deputetit të PS, Erjon Braçe:
Nuk ka me te reja nga ato qe thote Sali Berisha! Asfare! Por nga ana tjeter; Durimi po soset!! Sali Berisha i del per zot vrasjeve te 21 janarit dhe prokurori rri e shikon, hesht dhe degjon; Sali Berisha deshmon per ngjarje kriminale duke ndryshuar teresisht te dhenat, provat e deshmite dhe prokurori rri e shikon, hesht dhe degjon; Sali Berisha shpif, vendos ne ngjarje kriminale njerez teresisht te pafajshem dhe prokurori rri e shikon, hesht dhe degjon!! Prokurore e gjykates jepini fund ketij krimi qe po njollos gjithkend, vret me goje e pushke kedo qe e mendon kundershtar te tij!! Duhet tani!!
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com