Braçe: Berisha s'qenka mirë
mund të ketë pirë hashash

Braçe: Berisha s'qenka mirë<br />mund të ketë pirë hashash
TIRANË – Deputeti Erion Braçe, pasi ka lexuar "Rrëfenjëzën" e ish-Kryeministrit Berisha, ka gjykuar se ai është në gjendje të rëndë mendore dhe mundet të ketë pirë hashash.

“Ose Berisha ka nisur të mendojë si adoleshent ose adoleshentja ka nisur të shkruajë si ky gjyshi”, - shkruan Braçe duke aluduar për mbesën e Berishës, që njihet si autore e shënimeve të tij në Fb dhe duke cituar komentet e Berishës për pritjen e diplomatëve në kryeministrit.  

E më pas, shkurtimisht, në tre pika ose “Fusnote” siç i ka emërtuar ai, sqaron se festa e përmendur në një ambasadë ka qënë ajo e Gjermanisë dhe atje, ndryshe nga ç'pretendon Berisha për Ramën, edhe një vit më parë, asnjë drejtuesi të shtetit shqiptar apo të qeverisë nuk i është dhënë fjala.
 
Së dyti, Braçe aludon me ironi se ish-Kryeministri mund të ketë pirë hashash para se të shkruajë se Kryeministria tani i duket si kabare. “Tek kujton Pigalle-n,"- nënvizon Braçe, -" më bën të mendoj se “malli” që merr nuk është ai i Lazaratit, por më i rëndë.”

E së treti, lidhur me komentin e Berishës se rama foli tepër gjatë, mbi një orë e gjysëm,  Braçe rikujton fushatën elektorale të ish-kreut të Qeverisë, kur ai brenda një ditë realizonte 3 deri 4 takime:

“Po ku ka shqiptar që s’ka thënë " Boll se na çave...", sa herë ka dëgjuar Berishën të flasë 3 herë brenda një dite nga më shumë se 1 orë e 30 minuta,”- përfundon deputeti socialist.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim