TIRANË – Në tre vjet, Sali Berisha u ka marrë 75 milionë dollarë, të gjithë atyre që kanë një makinë. Tani, që ai premtoi ta heqë taksën e makinave të përdorura, përse nuk ua kthen shqiptarëve 75 milionë dollarësht?!

Me këtë argument është shfaqur sot për simpatizantët e tij në Fb, deputeti socialist Erjon Braçe.
“Tre vite me pare erdhi në Kuvend dhe vendosi të rriste taksat e makinave të përdorura”, - shkruan Braçe. -“Ne kundërshtuam. Ai e votoi dhe vetëm për tre vjet, ju mori 75 milionë dollarë taksa.

Bashkë me rritjen e akcizës, taksës së naftës për mjedisin, TVSH gjithashtu, rritjen e çmimit të naftës në tërësi, rritjen e tarifës së kontrollit teknik të automjeteve, rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm, bëri të papërballueshëm mbajtjen e një makine dhe përdorimin e saj. Tani, 2 muaj para zgjedhjeve, për t’u gënjyer për vota, vjen dhe lan duart: Po ua heq taksat, thotë. Po 75 milionë dollar, pse nuk ua kthen?!”, - përfundon Braçe.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)