TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe deklaron se kryeministri Sali Berisha duhet tu thotë shqiptarëve se ku kanë shkuar 8 milion dollarë të programuara si fond për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik.
Në një koment në rrjetin social Facebook, deputeti socialist thotë se kryeministri në seancën e fundit parlamentare nuk dha asnjë shpjegim për fondet e programuara në bazë të ligjit, faturës së tij dhe afatit të vendosur për 8 vite.
"Shihni ç'ka ndodhur: Në vitin 2009, Berisha pagoi 22 milion dollarë, në 2010 pagoi 10 milion dollarë, në 2011 kish planifikuar 20 milion dollarë, i uli në 18 milion e në fund pagoi vetëm 12 milion dollarë! Këto janë faktet! Fashisti Berisha duhet tu thotë se ku shkuan 8 milion dollarë", -shkruan Braçe.
Duke ju referuar seancës së Kuvendit, Braçe thotë se në të vetmin rast kur Berisha u mor me çështjen e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve tha se janë 10 mijë, por në fakt nuk ja ka idenë shifrave pasi sipas deputetit socialist janë më shumë dosje të ish të burgosurve që presin dëmshpërblim.
"Janë mbi 20. 500 ish të përndjekur që kanë paraqitur dosjet e tyre në bazë të ligjit! Qeveria e paaftë e Sali Berishës ka shqyrtuar vetëm 11 mijë dosje. Të tjerat presin! Aty janë dhe presin pa fund", shkruan Braçe.
Në çdo rast Braçe i vë në dukje kryeministrit se paratë po dalin nga taksat e shqiptarëve dhe jo nga buxheti i tij “apo i Zenit e Argitës”.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com