Braçe-Blushit: Në 2004 firmose
importin e mbetjeve, dëshmo në gjyq

Braçe-Blushit: Në 2004 firmose<br />importin e mbetjeve, dëshmo në gjyq
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas fjalimit në Parlament të ish-kolegut Ben Blushi, aktualisht kryetar i “LIBRA”.
 
Blushi sulmoi mazhorancën për ligjin e mbetjeve, që sipas tij nuk sillet në kuvend pasi i tremben presionit të popullit.
 
Braçe i kujtoi Blushit firmën e 12 viteve më parë kur ishte ministër, kur i hapte rrugën importit të mbetjeve nga biznesmeni Françesko Bechetti, me të cilin shteti shqiptar ka aktualisht një proces pas mbylljes së televizionit “Agon Channel”.
 
Merre ndjesën hidhe në filxhan zieje dhe pije. Aty kanë firma edhe si ministra për impiante për djegie, ky është një vendim, dhe kjo është firmë që nuk shlyhet kurrë. Nëse ndonjë do ta shlyejë, nuk e shlyen politikisht. Ka përvoja të mëdha evropiane po të doni edhe botërore, nuk e shlyeni dot”- tha Braçe, duke shtuar “Jepni dëshmi në gjyqin që një prej importuesve të mbetjeve në tentativë ka hapur kundër vendit e kërkon edhe këtë dëshmi, bëjeni atje, do jetë shumë me vlerë për vendin. Por, një pyetje kam, në fuqi është ligji që ndalon importin e mbetjeve, si mund të ndërtohen kauza politike për këtë, i kuptoj ata që protestojnë, janë në të drejtën e tyre, por të gënjejnë është shumë, luajnë fort me ndjenjat e njerëzve, shqiptarëve duhet tu themi të vërtetën, unë nuk kam ndonjë mik që merret me import mbetjesh, as këtu, as në Korfuz, as në Kinë po të doni”- tha Braçe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet