TIRANË – "Bravo Sali Berisha, vetëm ti mund të bësh një Konventë të tërë me atë që s'e ke bërë kurrë"! Kështu shkruan në Fb, deputeti socialist Erion Braçe, në përfundim të Konventës për fermerët që organizoi sot Partia Demokratike.
Braçe nënvizon: Vetëm ti mund të bësh një konventë të tërë me atë që s’e ke bërë kurrë: fshatin e lulëzuar, fshatin e asfaltuar, fshatin e urbanizuar me ujë e kanalizime, shkolla e spitale, subvencionimin e prodhimit të çdo fshatari, vaditjen e kullimin e çdo dynymi tokë, uljen e çmimeve të naftës, plehrave bujqësore, fidanëve etj.
Tetë vite me rradhë nuk i bëre këto, aq sa sot fshati është në mjerimin më të madh historik:
pa punë, pa ndihmë, pa të ardhura, pa ujë, pa kanalizime, pa shkolla dhe spitale.
Saaali….!Vetëm ti mund të bësh një konvcentë të tërë edhe me atë që ke kopjuar, atë që more nga ne: heqjen e tvsh-së për makineritë e pajisjet bujqësore, heqjen e tvsh-së për plehra kimike e pesticide, insecticide, fara, fidanë, bagëti për ferma.
I rrope Sali, ndaj sot ata janë më të varfër se kurrë! – përfundon shënimi i deputetit në Fb.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com