Braçe: Deklaratat e Platinisë, të
turpshme, mbron gangsterët serbë!

Braçe: Deklaratat e Platinisë, të<br />turpshme, mbron gangsterët serbë!
TIRANE - Akuzave të kreut të UEFA-s Mishel Platnini se droni mund të jetë një mjet i rrezikshëm nëse në të do të kishte bombë, i është përgjigjur deputeti socialist Erjon Braçe. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cilëson të turpshëm deklaratën e Presidentit të UEFA-s, ndërsa shton se Platini po mbron gangsterët serb.

Braçe shprehet se nëse rreziku qëndronte tek droni që mbajti flamurin e Shqipërisë së Madhe, atëherë edhe më të rrezikshëm janë thirrjet “Vritini shqiptarët” si dhe dhuna e tifozëve serb ndaj futbollistëve tanë.

Sipas Braçes, nuk ka asnjë provë që dronin e kanë lëshuar shqiptarët, apo edhe akuzat e pabaza siç i cilëson deputeti socialist deklaratat e mediave serbe ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Deputeti socialist shprehet se provat e dhunës ndaj ekipit kombëtar shqiptar janë të dukshme dhe të verifikueshme nga të gjitha provat materiale dhe filmike të ndeshjes.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i deputetit socialist Erjon Braçe:

Platini qenka aq i shqetesuar sa po behet makaber per tu dale ne krah gangstereve te Ivanit te Beogradit; Paska thene: IMAGJINONI SIKUR AI DRONI NE VEND TE FLAMURIT TE KISHTE NJE BOMBE!! Mishel, mbroji gangsteret serbe si te duash por jo keshtu. Eshte turp. Ne logjiken tende kam edhe une disa sikur;
I pari, Imagjino Mishel sikur ato fishekzjarret qe hidheshin nen kengen "vraje, therre shqiptarin..." te ishin bomba!! (Dhe stadiumin e kontrollonin policet serbe);
I dyti, Imagjino Mishel sikur ata gangsteret, pastaj rojet e sigurise, qe qelluan me karrige e sende te forta lojtaret shqiptare qe ishin ne Beograd nen besen tende Mishel, te kishin vrare nje lojtar shqiptar!! (Dhe stadiumin e kontrollonin policet serbe); I fundit, Mishel ku e di ti kush e leshoi dronin? Ke prova? Apo dhe ti ke variantin serb sipas te cilit dronin e leshoi vellai i mikut tend, mikprites shume here per ty, Edi Rames!! Turp Mishel, shume turp!! Sepse gjithe dynjaja, keta qe thashe une, gangsteret serbe ne fushen e lojes i pa me figure dhe ne disa kende; JANE TE IDENTIFIKUAR! Kurse, TI PER DRONIN NUK KE ASNJE PROVE, ASNJE TE VETME!!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim