Braçe denoncon: Ja projekti i
Fazlliçit në Porto Romano

Braçe denoncon: Ja projekti i <br />Fazlliçit në Porto Romano
TIRANE - Deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar në rrjetin social Facebook projektin që Damir Fazlliç do të ndërtojë në Porto Romano, në tokën që Argita Malltezi tentoi t’i shiste biznesmenit pakistanez Zanfar Ansar.

Bëhet fjalë për një “terminal të nënprodukteve të naftës”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi të sipërfaqes në fjalë të blerë nga kompania “Crown Acquisitions” e Fazlliç.

Braçe pohon se janë 80 mijë metra katrorë tokë, që vajza e Kryeministrit Berisha i ka shitur kompanisë Crown Acquisitions të Fazlliç në dy pjesë: një prej 25 mijë metra katrorë dhe një tjetër prej 55 mijë metra katrorë, siç duket edhe nga dokumentacioni që deputeti socialist tregoi pak ditë më parë përpara kameras së A1Report!

Sipas Braçes, terminali i Fazlliç do të shërbejë për çdo gjë: naftë, benzinë, gaz, karburant për avionë, ndërsa në funksion të tij pritet të ngrihet edhe një infrastruktrukturë e plotë me rrugë dhe linjë të re hekurudhore.

Deputeti socialist ngul këmbë në pyetjet që edhe më parë i ka drejtuar Argita Malltezit mbi pronarin e tokës: “Si e siguroi këtë tokë Damir Fazlliç? E bleu? Si e bleu? Mos vallë e keni blerë ju zonjë e me pas ai nga ju?”, pyet Braçe vajzën e Kryeministrit.

Projekti i Fazllic ne porto romano

















































(Foto e publikuar nga Braçe në Facebook)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet