Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka sqaruar çështjen e pagës së deputetëve të Partisë Demokratike të cilët prej muajit Korrik kanë bojkotuar praninë në Kuvend dhe në Komisionet Parlamentare.
“Deputetët e PD nuk marrin rrogën bazë mujore dhe as pagesat e normuara për mbledhjet në komisione”- shkruan Braçe ndërsa thekson se ata vijojnë të marrin dietat për shkuarjen në zonat elektorale, pagesën e caktuar për karburantin dhe pagesën për telefonin.
Gjithashtu ai shton se në bojkotin që Partia Socialiste zhvilloi në kohën kur ishte në opozitë nga ana e kryetares së Parlamentit të asaj kohe iu bllokuan edhe këto shpenzime duke shkelur ligjin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com