TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Facebook mbi Sali Berishen, Lulezim Bashen, Majlinda Bregun që edhe sot bërtitën: Ngjarje si e djeshmja në Durrës nuk kanë ndodhur kurrë më parë! “Gënjyen dhe e paçin për turp!”, thotë Braçe. Ai rreshton tri raste që i mban mend ai dhe që janë publikuar në gazetën Shqip, por në fakt janë 19 raste të tilla në 7 vjet:
BRAÇE: JA 19 RASTET E TJERA TË DHUNËS NË SHKOLLA NË 7 VJET
E para, një vajzë e vrarë mu në mes të klasës në 11 maj 2010. Në shkollën “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, një vajzë 19-vjeçare mbeti e vrarë në mes të klasës nga plumbat e të dashurit të saj, bashkëmoshatar nga Vlora. Autori i kësaj ngjarje ishte 19-vjeçari Endrit Llambraj, ndërsa gjimnazistja që u qëllua në klasë ishte Gerta Bahja, nxënëse në vitin e 4-t të kësaj shkolle. Pas ngjarjes, autori vrau veten. Në atë kohë, Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm dhe vizitoi këtë shkollë një ditë pas krimit, duke premtuar masa të forta sigurie.
E dyta, roja i shkollës në 24 mars 2011. Kur një adoleshent, i cili ishte lënë nga gjykata në arrest shtëpie, pas akuzës për vjedhje, vret me kaçavidë rojën e shkollës së mesme të fshatit Mollas. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në oborrin e shkollës “Osman Gjini”, në fshatin që ndodhet 35 kilometra nga qyteti i Elbasanit. Viktima ishte 49-vjeçari Adriatik Gjini, ndërsa autori E. C., 17 vjeç. Zanafilla e vrasjes ka qenë një sherr mes disa të rinjve në oborrin e shkollës. Pas grindjes, ata janë shpërndarë, por nuk ka ndodhur kështu me adoleshentin, i cili kishte qenë më parë nxënës i shkollës së mesme, i cili është zënë me rojën dhe e ka goditur me kaçavidë.
E treta, një djalë i vrarë në 28 tetor 2011, kur zënka mes disa nxënësve të shkollës së mesme “Nazmi Rushiti” në Peshkopi për shoqet e klasës, përfundoi me një të vrarë me thikë në korridorin e shkollës paraditen e 28 tetorit 2011. 17-vjeçari Ermal Reçi qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin Krenar Bardulla. Sipas të dhënave, Bardulla kishte ndërhyrë gjatë një konflikti mes disa të rinjve në shkollë, me qëllim që t’i ndante, por Reçi nuk e ka duruar këtë fakt dhe e ka goditur 17-vjeçarin disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
"Janë 19 raste të tilla në 7 vjet! Sali Berisha, Lulzim Basha, Bujar Nishani e Majlinda Bregu kanë qenë kryeministër dhe ministra. Dhuna në shkolla u konsolidua si kulturë prej tyre!!", përfundon komentin Braçe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com