TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Divjakës, Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një avion italian u bllokua në zonën e Divjakës, ndërsa një makinë me 460 kilogramë drogë u gjet pranë saj. Duke vënë theksin në rëndësinë e hetimit të kësaj ngjarje për të zbuluar nëse piloti italian dhe transportuesi i drogës ishin të përfshirë në trafik, Braçe në një lidhje telefonike për “A1 Report”, përjashton përfshirjen e Divjakasve në këtë ngjarje, duke e quajtur atë “një ngjarje të importuar”.
Deputeti Braçe vlerësoi punën e policisë dhe gjithë forcave të përfshira në operacionin për kapjen e tyre, duke theksuar se i gjithë shteti ishte në këmbë që nga momenti kur avioni ndërpreu komunikimin me “Albcontrol”.
“Jo vetëm si deputet i PS, por edhe deputet i zonës që ka në qendër të saj bashkinë e Divjakës. Kundërshtoj kategorikisht të gjitha shpifjet e ulëta që po bëhen sikur nuk k ndodhur ndonjë operacion i policisë shqiptare. I gjithë shteti, përfshirë “Albcontrol”, ministrinë e Mbrojtjes, strukturat e policisë, policinë kufitare, kanë monitoruar minutë pas minute që kur avioni ndërpreu radion e komunikimit. Unë kam qenë dje në Divjakë, dhe prej një muaji ka pasur shërbime të përforcuara në gjithë zonën. Ka qenë policia kufitare ajo që ka identifikuar avionin në ajër, dhe pastaj ka qenë në operacion e gjithë policia që kanë qenë në shërbim.
I kthej përgjigje çdo sharlatani pavarësisht si e anë mbiemrin, se qeni ka qenë në këmbë,ë në ndjekje të këtij personi që ka ndërprerë komunikimin me “Albcontrol”. Është operacion i shkëlqyer i policisë së shtetit deri tani. Ky avion fluturon për herë të parë në Shqipëri, nga shtatori e këtej ky avion nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë. Kam qenë çdo fundjavë atje dhe kam parë me sytë e mi, atë që bën policia atje.
Ka angazhim për të thelluar hetimet dhe për t’u shkuar deri në fund kësaj historie. Nuk është diçka e implikuar në këtë histori, ngjarja është e importuar në këtë histori. Personi nuk është nga Divjaka, është nga një zonë e afërt me Durrësin. Ka ardhur në të njëjtën ditë që është ulur edhe avioni. Ngjarja nuk ka lidhje me divjakasit, është e importuar dhe e vendosur në territorin e Divjakës.
Është dhënë alarmi nga kulla e “Albcontrol”. Hetimi do ta zgjidhë nëse ka lidhje mes pilotit dhe transportuesit të arrestuar lidhur me këtë ngjarje. Fakti që të dy kanë ardhur nga Italia, bën të dyshohet se ngjarja është importuar nga andej. Duhet të hetohet për ngjarjen. Ky është hashashi që u korr në shtator, pas të mbjellave të suksesshme gjatë qeverisë së Berishës. Qeveria sot e goditi këtë trafik që në tentativën e parë të tij", tha deputeti Erion Braçe për "A1 Report".
BRACE: JA E VËRTETA E NGJARJES, E DOKUMENTUAR E GJITHA
Deputeti socialist Erion Braçe shpjegon mënyrën sesi rrodhi ngjarja.
“Kjo është e vërteta!! E dokumentuar e gjitha!! E gjithë struktura e shtetit goditi sot tentativën e parë për trafik droge në këtë mënyrë!!
Disa fakte janë domethënëse:
I pari;
ngjarja është e para e këtij lloji pas shtatorit 2013 në këtë vend;
avioni e piloti i kapur sot, nuk ka qenë asnjëherë më parë në këtë vend nga shtatori i 2013-ës e këtej;
I dyti;
ngjarja mbeti në kufijtë e tentativës pas goditjes së menjëhershme nga e gjithë struktura e shtetit që është në punë e gatishmëri të plotë;
I treti;
ngjarja nuk ka lidhje me Divjakën, është e importuar në Divjakë madje ka të dhëna që është importuar edhe në Shqipëri;
asnjë nga të implikuarit nuk është divjakas dhe të dy kanë ardhur në të njëjtën ditë nga Italia.
Berisha e Basha heshtni!
Ju nuk mund të kërkoni pushtetin pse kjo qeveri po godet trafikun e drogës!!
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com