Braçe: Do i groposnit mbetjet 
Mima: Të ka lënë zoti përgjysmë 

Braçe: Do i groposnit mbetjet <br />Mima: Të ka lënë zoti përgjysmë 
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe dhe ligjvënësi demokrat, Florion Mima u përfshinë nga replikat gjatë diskutimeve në Kuvend, për çështjen e importit të mbetjeve urbane.
 
Braçe tha se ndonëse PD flet për mafie, nuk përmenden emra. Nga ana tjetër ligjvënësi i majtë theksoi se PD-së nuk i intereson ligji i mbetjeve, por vetëm pushteti.
 
Braçe akuzoi deputetin Mima dhe PD-në se gjatë kohës së qeverisjes kanë sjellë në Shqipëri ish-ministrin e Jashtëm të Perusë për të ndërtuar impiantin e djegies së mbetjeve në Fier.
 
“Kush e solli në Shqipëria ish-ministrin e Jashtëm i Perusë, Ke qenë dhe ministër ti i drejtohet Mimës. I ke bërë ti mo ti. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet, ke qen ti mo ti. E sollët në Shqipëri dhe ai në Fier ndërtoi një impiant për të djegur mbetjet. Ju nuk keni ideologji, pasi kishit vetëm një element të rëndësishëm; paranë. Çdo gjë erdhi në funksion të kësaj. Sa para do bëjmë sot? Dhe këtë bëtë. Lexojë atë ligin tënd, Si ka mundësi që ju i krijuar çdo njeriu mundësi që të sillte këtu mundësi për riciklim. Ju e votuan 3 herë rresht dhe me bindje të plotë. E keni bërë me bindje të plotë edhe në Komision. Unë shkoja në komision që doja të paraqisja e zoti Shalsi që të thoja vërejtjet e mia. Dhe ju mbanit dorën kështu (Dorën lartë). Nuk ka interes as Lulëzim Basha dhe as Sali Berisha, e kanë bërë vet atë ligj, çdo gjë. Ata kanë vetëm një qëllim; pushtetin. Siç u tha dje në mbledhjen e grupit të PD, kjo është një çështje që nuk u përket. Riciklimi është pjesë e politikës së majtë”, u shpreh Braçe.
 
Deklarata e Braçes ka bërë që Mima të reagojë ashpër nga vendi, ndërsa i është drejtuar me fyerje deputetit të PS. “Ty të ka lënë Zoti përgjysmë”, i është drejtuar Mima, Erjon Braçes.
 
Ndër të tjera deputeti i Lushnjës, iu kundërpërgjigj akuzave të Berishës se në këtë zonë ka lëndë narkotike. Sipas Braçes nëse rezultonte se në zonën e Divjakës kishte qoftë edhe një rrënjë kanabis, ai do të hiqte dorë nga mandati i tij si deputet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga