Braçe: Fullani, kryeinspektori,
Këshilli Mbikqyrës të largohen

Braçe: Fullani, kryeinspektori,<br />Këshilli Mbikqyrës të largohen
TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, njëherësh dhe kreu i komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe është shprehur se kishte të drejtë në gjykimet e tij për Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Sa të drejtë kisha me pyetjen dje! Pas të sotmes(dje), më i zhgënjyer se kurrë”, tha Braçe në rrjetin social facebook. Deputeti socialist ka hequr çdo mëdyshje pas komenteve mbështetëse, dhënë nga miqtë e tij në facebook.

“Natyrisht s’kam asnjë mëdyshje, Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Inspektori i Përgjithshëm po aty, duhet të largohen,” shkruan ai tre orë pas statusit-pyetje. Sipas tij, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë duhet të largohen vetëm me ligj, pasi çdo akt tjetër që tejkalon ligjin, do prodhojë një konflikt Kombëtar e Ndërkombëtar, shpëtues për zinxhirin drejtues e kontrollues të BSH. Braçe shprehet se ligji aktual nuk mjafton për t’i larguar dhe për këtë ai sugjeron ndryshimin e ligjit pa hezituar asnjë moment. “Kjo është detyra ime! Do i shkoj deri në fund, deri në fund edhe zbatimit të ligjit më pas!”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka komentuar intervistën e Guvernatorit Ardian Fullani, duke thënë se nuk është e vërtetë që ai ka pak përgjegjësi. “E shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë së bankës. Një gjë e tillë e dëshmoi i gjithë spektri politik. Moskryerja e detyrës ka shkaktuar vjedhjen e ka garantuar moszbulimin e saj për 4 vjet. Është tërësisht përgjegjësi administrative e ligjore e Guvernatorit! Shumë shumë e qartë”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'