Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur kritika të forta ndaj kolegë të tij parlamentarë përmes një shënimi të gjatë në facebook. Ai e nis shënimin me titullin “Kështu griset e majta” dhe shprehet se parlamentin e ka mbytur hipokrizia dhe arroganca. “Dua ta them me plot gojën: Hipokritët janë tipologjia më prezente e Kuvendit. E njohin audiencën, por kurrë nuk thonë për të atë që mendojnë, atë që jetojnë; jo, i thonë audiencës atë që ata mendojnë se audienca kërkon të dëgjojë”-shkruan Braçe.
Ai thotë se shumë prej tyre nuk mbajnë lidhje me elektoratin. “Periferia është e varfër dhe sepse është kështu, hipokriti dallohet lehtë, ashtu siç në periferi tani ka edhe ishuj të pasur, si këto ishujt nën Sauk e deri në Farkë, e ku i varfri dallohet akoma më lehtë; tek ishujt as që flitet për të varfrit. Në dy ditë të njëpasnjëshme në Kuvend mu bë e qartë se arroganca e padijes dhe ideologjia e hipokrizisë është më e fortë se çdo gjë”-shkruan Braçe.
Ai shprehet i zhgënjyer sidomos për dy seancat e fundit parlamentare. “Brenda dy ditëve i pashë të gjitha dhe jam shastisur me kapërcimin e pashembullt nga ligji "Për Pronat" tek ligji për "Buxhetin", nga ish pronarët-sa shumë ka në sallë nga këta, tek periferia-sa pak ka në sallë nga këta, nga e djathta tradicionale-këmbëngulëse në sallë, tek e majta si modë, mënyrë për të tërhequr vëmendje apo vendosur një relacion të ri pritshmërie, përtej partisë si një gjë e re”-thotë Braçe.
Ai kritikon konfliktin e interesit. “Për vete i respektoj bindjet e gjithkujt, interesat gjithashtu, edhe pse mendoj se konflikti i interesave është gjëja që duhet të ketë një fund në Kuvend. Por nuk do të pranoj ndonjëherë që në emër të së drejtës, të ndëshkohet me barrë një shoqëri e tërë thuajse për një shekull vitesh në radhë.
Kështu griset e Majta!!”-shprehet Braçe. Ai shpreh rezerva dhe për kontratat monopol të qeverive. “Po ua them sot, është e pa pranueshme që biznese shërbimi, të cilat operojnë sot në kushte monopoli prej kontratave qeveritare (të trashëguara) të paguajnë veç 15% të fitimeve të tyre; po kështu lojërat e fatit me ligjin e vjetër e të ri po të doni. Shkallët duhet të bëjnë drejtësi fiskale për të gjithë dhe kjo është e majtë!!”-përfundon Braçe.
Braçe: Ja sa do të jetë tatimi për pagat
Deputeti Erjon Braçe saktëson dhe tatimin mbi pagat. “Ne e kemi të shkallëzuar sot tatimin mbi fitimet apo mbi kapitalin, por mes shkallëve ka tipologji biznesi që favorizohen”-shprehet Braçe.
Rrogat 140.000 lekë- tatimi arrin në 11%,
Rrogat 150.000 lekë- tatimi arrin në 11,7%,
Rrogat 160.000 lekë- tatimi arrin në 12.4%,
Rrogat 170.000 lekë- tatimi arrin në 13%,
Rrogat 180.000 lekë- tatimi arrin në 13.6%,
Rrogat 190.000 lekë- tatimi arrin në 14%,
Rrogat 211.250 lekë- tatimi arrin në 15%.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com