TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar i PS, Erjon Braçe ka reaguar ndaj akuzave të fundit të opozitës se mazhoranca po sulmon institucionet e pavaruara, në mënyrë që t`i vendosë nën kontroll. Ai thekson se mazhoranca nuk po bën tjetër gjë, veçse po u kthen këtyre institucioneve ligjshmërinë e tyre. “Për cilat institucione të pavarura po flet, bërtet, ulëret Berisha dhe qan, rënkon, ankohet Basha? Për ILDKP? Kërkush nuk po cënon pavarësinë e institucionit!! Thjesht, po rikthehet në ligjshmëri mandati i kryeinspektorit.
Është emëruar në shkelje të plotë të ligjit! Madje ky emërim i paligjshëm ka qenë tërësisht politik/ kryeinspektor u emërua një anëtare e qeverisë Berisha. A ishte Qeveria Berisha e PD apo jo? Në anë tjetër, ILDKPKI ka mbi 1 vit që nuk funksionon. Po fare fare. Adminitrata është zhbërë dhe prej një viti nuk ka produkt ligjor”, reagoi Braçe për akuzat e opozitës për ILDKP. Ndërkohë që duke vijuar më tej, Braçe thekson se e njëjta gjë po bëhet dhe me instutucionin tjetër të pavarur, Ama “Për AMA? Kërkush nuk po cënon pavarësinë e institucionit!! Thjesht, po rikthehen në ligjshmëri shumica e mandateve të anëtarëve të AMA.
Kanë mbaruar prej një viti afatët e mandateve të katër anëtarëve të AMA. Pra gjithcka është në paligjshmëri absolute. Duke përfshirë kryetaren e AMA, me mandat të mbaruar dhe ajo. E gjitha u përmbys politikisht, qysh kur këshilltarja e Sali Berishës u emërua Kryetare e AMA për të dhunuar mediat. Në anë tjetër, AMA ka më shumë se 1 vit që nuk funksionon. Po fare fare. Nuk merr dot asnjë vendim, me shumicë të cilësuar jo e jo, por as me shumicë të thjeshtë”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.
Duke mbyllur postimin e tij, deputeti i PS, thekson se “këto dy institucione janë të pavarura nga publiku, por tërësisht në paligjshmëri dhe në varësi të plotë nga Berisha. Duam të çlirojmë institucionet nga Berisha dhe duam t`ia kthejmë publikut”,thotë ai.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com