Braçe: Këshilli Mbikëqyrës
duhet të shkarkojë Ardian Fullanin

Braçe: Këshilli Mbikëqyrës<br />duhet të shkarkojë Ardian Fullanin
TIRANE- Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka reaguar për vonesën e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Guvernatorit Fullani. Deputeti socialist Braçe në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook” është ndalur edhe tek sistemi i drejtësisë. Braçe shkruar se tashmë “Qeveria nuk i jep më imunitet askujt para një akuze penale. Policia nuk refuzon më zbatimin e urdhër ndalimeve të Prokurorisë, dhe Prokuroria është e lirë të hetojë e formulojë një akuzë penale”.
 
Reagimi i deputetit Erjon Braçe

“Me pyeten dje dhe sot; cfare ka ndryshuar?
 
Po pergjigjem: Ka ndryshuar fakti qe Qeveria nuk i jep me imunitet kerkujt perpara nje akuze penale; Ka ndryshuar fakti qe Policia nuk refuzon me zbatimin e udher ndalimeve te Prokurorise se Republikes; Ka ndryshuar fakti qe Prokuroria eshte e lire te hetoje e formuloje nje akuze penale edhe ne nivelin me te larte te pergjegjesise politike e administrative.
 
Por kaq ama!! Per pak behen 24 ore qe dy drejtuesit me te larte te Bankes se Shqiperise, Guvernatori dhe Inspektori i Pergjithshem, jane ne paraburgim;
 
Por, Keshilli Mbikqyres i Bankes, ai qe ka mbetur, as qe e mendon te mblidhet e te bej detyren, ne baze te nenit 47, pika 2, germat "b" dhe me shume germa "c".
 
Mire qe nuk u ka mbetur me asnje fije morali per te drejtuar Banken e Shqiperise, por kane edhe papergjegjshmerine ekstreme ne mos kryerjen e detyres se fundit:
 
Shkarkimin e Guvernatorit dhe doreheqjen!!
 
Kam pritur deri tani qe, zevendesguvernatorja qe sipas ligjin merr detyren te kryesoje Keshillin te me njoftoje, ne cilesine e kryetarit te Komisionit pergjegjes te Kuvendit se ka marre detyren dhe ka therritur mbledhjen e Keshillit per te bere detyren e vetme, shkarkimin e Guvernatorit!!
 
Por asgje! Nuk di nese po mendon se te hene gjykata do liroje Guvernatorin dhe ai do kthehet ne zyre, apo po mendon qe se bashku me koleget e saj te Keshillit te bejne ndershmerisht doreheqjen.
 
Por nje gje dua ta them: Te hene fillojme perseri, tamam ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit dhe ne kerkojme vetem PERGJEGJESINE! ASGJE TJETER!”, shkruan Braçe në rrjetin social “Facebook”.

Braçe: Uroj që Fullani të mos zëvendësohet nga Gjoni
Duke marrë shkas nga mbledhja urgjente e Këshillit Mbikëqyrës së BSH, deputeti Braçe shkruan se "uron që Fullani të mos zëvendësohet nga Gjoni".
brace

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën