TIRANE- Deputeti i partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Ministria e Mbrojtjes për ish-ministrin Arben Imami dhe disa ish-punonjës në këtë dikaster. Në reagimin në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti Braçe, shkruan se “Imami ka të drejtë të mbrohet, por prokuroria vendos për të”.
“Arben Imami ka të drejtë të mbrohet! Ja garanton Kushtetuta! Por kaq ama! Është tërësisht i barabartë para ligjit si cilido tjetër. Ka të drejtën e pacënueshme për një proces të drejtë, ligjor dhe transparent. Por jemi ende larg prej tij. Vendos prokuroria për të. Sot ka thjesht një kallëzim penal për të dhe 5 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kaq”, shkruan Braçe në reagimin e tij.
Ndërkaq, deputeti Socialist ndalet tek çështjet për të cilat Imami do të hetohet.
“Sa për të tjerat Imami duhet të dijë se ka rradhë, ai duhet të presë radhën;
Për armët në Libi, vendosur nën embargo ka një raport të OKB, publik e zyrtar dhe për të nuk ka prokuror në botë të heshtë;
Për përgjimin e paligjshëm natyrisht që ka prova, shumë prova dhe është e qartë që edhe për to nuk do ketë prokuror në botë të heshtë.
Thjesht Arben Imami duhet të ketë durim për radhën!!”, shkruan Braçe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com