Braçe: Kategoritë që do u hiqen
taksat ose do u përgjysmohen

Braçe: Kategoritë që do u hiqen<br />taksat ose do u përgjysmohen
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe përmes një postimi në faqen e tij ka sqaruar të gjitha kategoritë për të cilat do të hiqen taksat për 2017.
 
Braçe shprehet se vendosem të mbështesim duke i përjashtuar nga taksat ose duke i përgjysmuar ato: invalidët, industrinë e lehtë, industrinë e përpunimit te mineraleve, industrinë e riciklimit të mbetjeve në vend dhe peshkatarët.
 
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi paketën e re fiskale për vitin 2017, duke vendosur të ulë nga 50 lekë në 1 lek kilogrami taksën e ambalazhit për mbetjet që grumbullohen brenda vendit.
 
Statusi i plotë i Erjon Braces
Jam i kënaqur qe sot, Komisioni i Ekonomisë vendosi: Regjim përjashtimi nga taksa vjetore te mjeteve motorike 1 pus 1, 1 plus 2, 1 plus3, 1 plus 4 për invalidët;
 
Taksa doganore zero, për lendet e para për industrinë e lehtë; Rente minerare te përgjysmuar, për mineralet e përpunuara ne vend; Takse kombëtare vetëm 1 lekë për kilogramë nga 50 lekë për kilogramë, për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve te grumbulluara ne vend;
 
Të mbështesë regjimin e sotëm për furnizimin e flotës së peshkarexhave ne industrinë e peshkimit me nafte pa akcize drejtpërdrejtë nga magazinat doganore këtu




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai