TIRANE - Kombinati i Poliçanit është i përfshirë në një aktivitet import-eksporti të paligjshëm, për të cilin nuk ka licencë në QKR. Lajmi është bërë publik nga deputeti socialist Erjon Braçe, sipas të cilit ky kombinat ka dalë nga natyra e demontimit të armëve që duhet të kishte, duke eksportuar armatim në vende të ndryshme, përfshi këtu Kosovën.

Nga ana tjetër Braçe denoncoi se ky kombinat po zhvishet e po shitet për skrap. Ai me ironi pohoi se punëtorët e Kombinatit të Poliçanit, për të cilët Ministria e Mbrojtjes deklaron se po bën tërë këto sakrifica duke u paguar rrogat përmes fitimeve nga tregtia e armëve, në të vërtete kishin 4 muaj pa marrë rrogën.