TIRANE -  Në profilin e tij në facebook Erjon Braçe kujton 26 majin 1996, ditën kur shteti policor i ish-Presidentit Sali Berisha shtypi me dhunë protestën e opozitës në sheshin “Skënderbej”, e cila kontestonte zgjedhjet e manipuluara të atij viti.

Braçe shkruan se atëherë Berisha vodhi zgjedhjet, rrahu komisionerët dhe sot nuk ka ndryshuar asgjë nga qëllimi i tij. “Eshte po ai! Jane po ata! Tani kanë dhe paratë”

Duke publikuar foton ku duken shenjat e dhunës, Braçe paralajmëron se, kush do prekë votën e atyre që duan të besojnë tek ai , tek PS, me 23 Qershor, do marrë një pergjigje ekzemplare, pavarësisht pushtetit dhe parave që ka!!

Erjon Braçe kandidon në Qarkun e Fierit.

CFARE SHKRUAN BRACE NE FACEBOOK

brace26 MAJ 1996!

KESHTU HYRA NE PARLAMENT!

Si plot socialiste te tjere ne Beratin tim:

I MASAKRUAR!

Sali Berisha kreu nje KRIM:

VODHI ZGJEDHJET! RRAHU KOMISIONERE, VOTUES E DEPUTETE!

Nuk ka ndryshuar asgje ne qellimet e tij! Eshte po ai! Jane po ata! TANI KANE EDHE PARATE!

Perballe kam njerin prej tyre.

Po bej vetem nje paralajmerim:

UNE NUK I PREK VOTEN KUJT! AS PER TA VJEDHUR, AS PER TA BLERE!

Poooor,
Kush do preke voten e atyre qe Duan te besojne tek une, tek PS, me 23 Qershor, do marre nje pergjigje ekzemplare, pavaresisht pushtetit dhe parave qe ka!! (Foto e publikuar nga Erjon Brace ne profilin e tij ne facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)