TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në facebook përsa i përket hapjes së “Shtëpisë së Gjetheve”. Sipas Braçes “Shtëpia më Gjethe” ka mbetur njësoj siç ka qënë, madje po njësoj është përdorur edhe në kohën e Berishës. “Në përiudhën 1991-1997, periudhë e drejtuar nga Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede, kjo shtëpi është përdorur prej tyre për përgjimin e kundërshtarëve politikë,”- shkruan Braçe.
Më poshtë status i plotë i Erjon Braçes
“Për të thënë të vërtetën deri në fund,
"Shtëpia me gjethe" ashtu ka qënë, Maternitet, Gestapo, Sigurim i Shtetit! Po nuk mbaron këtu!
"Shtëpia me gjethe" ka vijuar të jetë "Shtëpia e Përgjimit" të kundërshtarëve politikë edhe nga 1992-shi deri në 1997-të!!
Pooo, në kohën e Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes dhe SHIK-ut të tyre kriminal, gjymtues dhe vrasës!
Nëse duhet që t’ua kujtojmë shqiptarëve, t’ua kujtojmë në çdo dimension të saj!”
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com