Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, duke vijuar me akuzat për paaftësi për drejtimin e kryeqytetit. ”LULI po qan, po përplas këmbët në mermer e doçkat mbi tavolinë, kokën po e përplas në vaj e ajo i ndrin, po ulëret me atë zërin e tij te tmerrshëm: Më lini të punoj. Unë di të punoj. Nuk më lënë të bëj një rrugë për në Dajt e kjo ka ndotur Tiranën”, ka deklaruar Braçe.

Akuzat e deputetit të PS-së, Braçe kanë qenë mjaft të ashpra kohën e fundit ndaj kryebashkiakut Basha kjo edhe për shkak të një konflikti që ndodhi pak kohë më parë për prishjen e një pjese të Parkut Artificial të Liqenit nga Bashkia në funksion të ndërtimit të një rruge.