I ftuar në ‘Repolitix’ deputeti i PS, Eduart Shalsi tha se Shqipëria është afër ëndrrës europiane dhe kjo rrugë nuk duhet të cenohet.
“Të gjithë bateritë e kësaj qeverie në këtë periudhë janë përqendruar te ëndrra e kahershme që ti bashkohemi Europës sa më shpejt. Po e dëmton kjo pjesë e dhunshme. Një ministri që digjet, institucion që goditet, punonjësit nuk mund të kenë të njëjtën performancë për të punuar. Sot ëndrra europiane është më afër se kurrë, është e rëndësishme që rruga drejt BE mos të cenohet, ndaj them që nuk është, është çështja e zgjidhjes politike. Vendi e ka një kryeministër legjitim, votimet tregojnë që ka marrë një mandat të forte”, tha Shalsi.
Ai shtoi se protestat dhe pakënaqësitë janë bashkëudhëtare të sistemit demokratik.
“Në demokraci protestat dhe pakënaqësitë janë bashkëudhëtare të sistemit demokratik, por e rëndësishme është që qeveria mos të jenë indiferentë ndaj kërkesave të arsyeshme”, theksoi Shalsi.
Lajmi kryesor:
Protesta, Shalsi: Ka parti shqiptare që janë pjesë e ‘Antifës’! Nesturi: Zgjidhjet politike shtrohen në tryezë, mazhoranca të gjejë mjetet e duhura










