TIRANE- Deputeti socialist Erjon Braçe e ka cilësuar “një akt përgjegjeshmërie ndaj detyrës” mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së në Durrës. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe thotë se mbledhja maratone e cila zgjati rreth 10 orë, është në funksion të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve.
“Mbledhja djeshme ishte një akt përgjegjshmërie ndaj detyrës, angazhimeve të marra, llogaridhënies, korrigjimit të sjelljes, eliminimit të mangësive, barazisë mes njeri-tjetrit si deputetë, por edhe mes deputetëve e anëtarëve të Qeverisë; Gjithnjë në funksion të përmbushjes së detyrimeve jetike ndaj qytetarëve!!”, shkuan Braçe.
Më te, deputeti socialist ndaljet edhe u ndal edhe tek diskutimet brenda grupit lidhur me punën për realizimin e reformave, duke ritheksuar rëndësinë e punës në grup.
“Të gjithë folën hapur! Kërkush nuk foli nga pozita sipërore ndaj kolegut në krah, qoftë si deputet, qofte si ministër. Madje edhe drejtuesit, Kryetari i Grupit dhe Kryeministri, nuk e patën e as e ushtruan këtë "status" nga fillimi i mbledhjes deri në fund të saj. Çdo gjë tjetër nuk ka vlerë!!”, vijon Braçe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com