TIRANË - Deputeti i PS-së, Erjon Braçe kërkon hetimet për përgjimin që i është bërë Ministrit të Brendshëm, ndërsa deklaron se mesazhi që ai u ka nisur vartësve të tij është normal kur merr përsipër të shërbesh.
“Mesazhi është krejt normal kur ke marrë përsipër të shërbesh dhe arrish rezultate, posaçërisht kur këto rezultate kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe në përgjithësi me sigurinë publike të qytetarëve”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.
Sipas deputetit socialist, “kjo nuk është as shkelje e Kushtetutës, as shkelje e ligjit dhe as shkelje e cilit do rregull a parim etik pune”.
“Shkelje e Kushtetutës;
Shkelje e ligjit;
Shkelje e çdo rregulli etik;
është përgjimi i paligjshëm jashtë urdhërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm e gjykatës, i Kryeministrit, Ministrit, nëpunësit dhe çdo qytetari që nuk është objekt i ndonje urdhërimi të mësipërm”, shkruan deputeti Braçe.
Sipas tij, “ky është krim dhe duhet të shqetësoj këdo!” “Madje për këtë krim duhet të ketë hetim të menjëhershëm!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, deputeti socialist, Erjon Braçe.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com